Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës ndryshon vendin e stërvitjeve

Kosova dhe Turqia do të takohen të dielën në kuadër të kualifikueseve të botërorit Rusia 2018.

Dy lëndime brenda pak minutash në një fushë të fortë dhe aspak të përshtatshme në “Agron Rama” në Kastriot, ka bërë që përfaqësuesja e Kosovës ta ndryshoj stadiumin dhe të bartet në “Riza Lushta” të Mitrovicës pasi aty fusha është shumë më e mirë dhe më e butë.

Ju kujtojmë se në seancën e dytë stërvitore e cila u mbajt dje në stadiumin e KEK-ut, siç ju kemi edhe raportuar me lajme ekskluzive, lëndime pësuan Avni Pepa dhe Anel Rashkaj, edhe pse ky i fundit kaloi më lehtë.

Menjëherë stafi i përfaqësueses në krye me përzgjedhësin Albert Bunjaki, janë mbledh dhe diskutuar për këtë çështje pas së cilës është vendosur që stërvitjet të vazhdojnë në “Riza Lushta”. /korneri/

Exit mobile version