Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës mori rrugë për në Angli

Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar drejt Anglisë, ku nesër do ta luaj ndeshjen e pestë kualifikuese për Euro 2020.

Dardanët janë nisur pak çaste më parë nga aeroporti ‘Adem Jashari’, ndërsa do të zbarkojnë në Londër.

Djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes do të mbajnë pasdite seancën e fundit stërvitore para duelit me Anglinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në St Mary stadium të Southamptonit.

Kosova në këtë sfidë do të futet pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke dhe ndodhet në pozitën e dytë me tetë pikë pas katër ndeshjeve.

Në anën tjetër Anglia vije në këtë takim pas triumfit 4-0 ndaj Bullgarisë dhe është e para në Grupin A me nëntë pikë pas tri takimeve. /Telegrafi/