Përfaqësuesja e Kosovës, ka arritur në Kroaci dhe është akomoduar në hotel para ndeshjes me rivalin ballkanas.
Bashkë me ekipin përfaqësues në Zagreb kanë udhëtuar presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, anëtari i KE-së, Bakir Burri dhe zv. sekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti.
Sonte futbollistët do të pushojnë, ndërkaq nesër paradite prej orës 10.00 do të ketë analizë të lojës së ekipit rival.
Pasdite në orën 18.15 në stadiumin “Maksimir” përzgjedhësi do të ketë konferencën për media para ndeshjes, ndërsa në orën 18.45.
Përfaqësuesja do të mbajë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Kroacinë. /Telegrafi/