Përfaqësuesja A e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë para ndeshjes miqësore ndaj që do ta zhvillojë ndaj Letonisë.
Stërvitja është zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, në Drenas ku ishin të pranishëm qindra shikues.
Trajneri aktual i Kosovës, Muharrem Sahiti provoi disa skema të lojës me theks të veçantë në repartin e mbrojtjes dhe ndërlidhje ndërmjet reparteve me përparësi të kundërsulmeve.
Gjendja shëndetësore e futbollistëve të Përfaqësueses është e mirë dhe stabile.
Kosova do të mbajë edhe ditët në vazhdim stërvitje në stadiumin e qytetit në Drenas.
Kujtojmë që Përfaqësuesja A do ta zhvillojë ndeshjen miqësore përballë Letonisë më 13 nëntor me fillim nga ora 19:30. /Telegrafi/