Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Podgoricë

(Foto: ffk-kosova.com)

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës ka arritur sot (e mërkurë) në orët e mbrëmjes në Podgoricë dhe është akomoduar në hotel “Hilton”.

Para udhëtimit, Dardanët e kanë mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku atmosfera ka qenë shumë e mirë.

Edhe gjatë udhëtimit gjithçka ka shkuar si duhet, derisa në mesin e futbollistëve vërehet entuziazëm i madh dhe të gjithë po e presin me padurim përballjen e së premtes, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Ndërkohë, gjatë ditës së enjte, përzgjedhësi Bernard Challandes në orët e mesditës do të ketë takimin e zakonshëm me futbollistët, derisa stërvitjen finale para ndeshjes me Malin e Zi, do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në orën 18:00.

Ndeshja zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45, ndërsa do të luhet pa praninë e tifozëve.

(Foto: ffk-kosova.com)