Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës bllokohet në Estoni

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, është bllokuar në Tallinn të Estonisë.

Arsyeja kryesore është shkaku i borës së dendur nuk kanë mundur nga Tallinni të udhëtojnë për në Stamboll-Prishtinë.

“Kemi mbetur në Tallinn, shkaku i kohës së keqe. Reshjet e borës kanë pamundësuar që të udhëtojmë drejt Stambollit. Ne jemi në Tallinn të Estonisë, por kemi pas me udhëtuar Tallinn – Stamboll- Prishtinë. Nuk e dimë për sa kohë do të qëndrojmë aty”, tha për gazetën botasot, Gëzim Kokollari, i cili është shef i delegacionit të Përfaqësueses së Kosovës.

Ndryshe, Kosova të dielën në mbrëmje pësoi me rezultat 27:23 nga Estonia, në ndeshjen e xhiros së katërt të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Exit mobile version