Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës analizoi rivalin, Bunjaki i di pikat e dobëta të Turqisë (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës sot paradite ka analizuar ndeshjen miqësore Maqedonia- Turqia e zhvilluar para pak ditësh.

Bashkërisht me shtabin teknik dhe me futbollistë kanë analizuar dobësitë si dhe pikat e dobëta por edhe të forta të skuadrës rivale Turqisë para ndeshjes së të dielës.

I pranishëm ishte edhe presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Pas dite përfaqësuesja do ta ketë seancën stërvitore në stadiumin “Loro Boriqi” prej orës 17.00, ndërsa në orën 19.00 përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, do t’u drejtohet medieve në konferencën për shtyp.

Aktivitetet e sotme të hapura për media:

17:00 Stërvitja e Kombëtares së Kosovës

18:00 Konferenca e Kombëtares së Turqisë

18:30 Stërvitja e Kombëtares Turqisë

19:00 Konferenca e Kombëtares së Kosovës /Telegrafi/

Exit mobile version