Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës më 7 dhe 14 gusht do të luaj si nikoqire në Rahovec

Pamje nga palestra në Rahovec (Foto: Basketbolli.com)

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 25 Prill në Prishtinë ka marr vendim që Përfaqësuesja A e Kosovës ndeshjet e fazës së tretë të para-kualifikimeve për Eurobasket 2021 ti zhvillojë në Rahovec.

Kosova do të bëjë gara në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Më 7 dhe 14 Gusht Kosova do të luaj si nikoqire ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Raundi i tretë i para-kualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht njofton FBK.

Fituesi i grupit do ta siguroj një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës, KB Rahoveci dhe Komuna e Rahovecit do ti diskutojnë të gjitha detajet e organizimit të ndeshjeve me kriter të FIBA-s, të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.

KB Rahoveci dhe Komuna e Rahovecit tashmë janë dëshmuar si nikoqir dhe organizator të shkëlqyeshëm, ndërsa organizimi i ndeshjeve të Përfaqësueses A të Kosovës, si për ta ashtu edhe për FBK-në pritet të jetë një tjetër sfidë e mirëseardhur për të gjithë.

Orarin e Përfaqësueses së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

3 Gusht 2019 Luksemburgu – Kosova

7 Gusht 2019  Kosova – Britania e Madhe

14 Gusht 2019 Kosova – Luksemburgu

17 Gusht 2019  Britania e Madhe – Kosova

Exit mobile version