Telegrafi

Përfaqësuesja e Italisë do të ndryshojë, por jo tërësisht

“Nëse disa nuk kthehen në formën e tyre më të mirë, atëherë nuk do të jenë pjesë e këtij grupi. Por sido që të jetë, numri më i madh (i lojtarëve aktualë) do të jenë këtu”.

“Jam duke bërë rindërtimin e skuadrës duke llogaritur lojtarët e jashtëzakonshëm që e fituan Kampionatin Botëror (2006), mirëpo këtë nuk e bëj për bindjet e mia dhe as për mirënjohje”.

“Pas Kampionatit Botëror i kemi pranuar komplimentet, tash duhet t’i pranojmë kritikat. Do të ishte mirë sikur të fitonim gjithmonë, mirëpo kjo nuk është e mundur”, ka thënë Lippi për “Sky Sport 24”.