Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Haitit vjen për fitore në Kosovë

Një kundërshtar i panjohur vjen në Kosovë. Por, ata nuk kanë njohuri për vendin tonë. Por, Kosova dhe Haiti do të ‘njoftohen’ më 5 mars në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Kjo është ndeshja e parë zyrtare për Përfaqësuesen në arenën ndërkombëtare. Miqësoret Kosovës iu lejuan më 13 janar të këtij viti.

Njëri nga futbollistët e Haitit, Mechak Jerome, u shpreh për ‘Sport Plus’ se nuk di asgjë për Kosovën. “Nuk di absolutisht asgjë për Kosovën. Nuk kam njohuri për ekipin e Kosovës dhe nuk kam ide se kush luan në këtë skuadër. Por, mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë. Kaq”, ka thënë Jerome. Jerome është 23-vjeçar dhe luan në krahun e djathtë si mbrojtës. Ai paraqitet për skuadrën amerikane, Sporting Kansas City.

Edhe pse nuk ka njohuri për Kosovën, Haiti vjen për fitore. “Më 4 mars do të vijmë në Kosovë. E dimë vetëm se është ndeshja e parë ndërkombëtare për Kosovën. Kjo është e gjitha. Ne vijmë për fitore dhe mendoj se kjo ndeshje do të na takoj neve”, theksoi më tej futbollisti haitian.

Ai njoftoi se Haiti nuk do të vjen me përbërjen më të mirë. “Jo, do të na mungojnë disa lojtarë”, ka përfunduar Mechak Jerome nga Amerika. Ai ka luajtur 27 ndeshje për Haitin, derisa nuk ka shënuar asnjë gol. Haiti siç dihet ka ndërruar edhe trajnerin. Këtë përfaqësuese e drejton Marc Collat.

Nuk kanë njohuri për Kosovën

Ndërkohë, njëri nga lojtarët që do të mungojë për Haitin në këtë ndeshje është mbrojtësi, Saurel Olrish. 28-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje për Haitin, duke shënuar edhe dy gola. Mbrojtësi luan në skuadrën Antigua Barracuda FC. As ky nuk ka njohuri për Kosovën.

“Përfaqësuesja e Haitit nuk ka njohuri për Kosovën dhe ekipin e Kosovës. Të dy Përfaqësueset do të mundohen të shënojnë fitore para botës, por unë nuk do të jem në këtë ndeshje, pasi ekipi im është në përgatitje në Azi”, ka theksuar Saurel Olrish për ‘Sport Plus’.

Kosova-Haiti është ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës. Ky takim zhvillohet më 5 mars në Mitrovicë. Pas Kosovës, Haiti do të luajë me Serbinë më 26 maj. /SportPlus/Telegrafi/ 

Exit mobile version