Telegrafi

Përfaqësuesja e femrave në Alanya Cup

????????????????????????????????????

Pas hedhjes së shortit për kampionatin botëror 2019 për femra, që do të mbahet në Francë, Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur përgatitjet.

Shih për këtë para disa ditëve ka pasur grumbullimin e saj disaditorë. Ndërsa, për një përgatitje sa më të mirë presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri është angazhuar personalisht dhe përmes agjentit të FIFA-s për organizimin e ndeshjeve (FIFA match Agent) Kenan Kurtesh, ka arritur që të sigurojë pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Kosovës në një të quajtur si Alanya Cup për ekipe Kombëtare.

Kjo kupë do të mbahet prej 27 shkurtit deri më 8 mars në Alanya e ku do të marrin pjesë veç Kosovës edhe Kombëtarja e Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë.

Kjo garë është shumë domethënëse për Përfaqësuesen e Kosovës para garave para kualifikuese, të cilat mbahen nga 6-11 prill në Shqipëri, ku Kosova është në grup me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën.