Përzgjedhësja Afërditë Fazliu ka njoftuar se në këtë tubim janë ftuar 28 futbolliste të klubeve të Raiffeisen Superligës së Femrave.
Grumbullimi do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri më 13 prill. Ky është një rast i mirë që ekipi Përfaqësues i Femrave ta bëjë një parapërgatitje për ndonjë ndeshje eventuale miqësore apo pjesëmarrje në ndonjë turne.
Ekipi Përfaqësues sot në orën 9:00 është nisur për në Durrës nga Shtëpia e Sporteve në Prishtinë. /Epokaere/Telegrafi/