Të udhëhequr nga përzgjedhësi Xhevdet Peci me ndihmësit të tij Shefki Bugujevci dhe Mehmet Haxhani për dhjetë ditë rresht 11 boksierë dhe tre boksiere më të mira do të përgatitën për garat vendore dhe ndërkombëtare.
Pas Pogrdecit aktivitetet e boksit do të vazhdohen me 25 gusht me turneun tradicional përkujtimor “Rasim Kiqina“ në Drenas, ka bërë të ditur për Telegrafi-n sekretari teknik i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.
Përfaqësuesja jonë e boksit në shtator do të merr pjesë në dy turne ndërkombëtarë. Në Rybnik të Polonisë prej 1-4 shtator organizohet turneu për juniorë dhe femra ndërsa prej 9 – 11 shtator në Sarajevë organizohet një turne për seniorë.
Përzgjedhësi i përfaqësueses sonë, Xhevdet Peci, konfirmoi se në Poloni ngjyrat e shtetit tonë do t’i mbrojnë Lirim Bajrami, Armend Xhoxhaj, Fisnik Muharremi, Fatlume Ahmeti, Marigona Beadini dhe Albulena Gubetini, ndërsa në Sarajevë Kosovën do ta përfaqësojnë Fatos Ferizi, Liridon Zeqiri, Burim Hasani dhe Egzon Muqolli. /Telegrafi/