Kosovën në këtë garë do ta prezantojnë këta boksierë: Gazmend Gashi (64 kg), Ardian Gashi (69kg), Kadri Murseli (81 kg) dhe Flamur Elezaj (91kg), të përzgjedhur nga Xhevdet Peci. Bashkë me ta do të udhëtojë edhe gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli.
Në këtë turne pos nikoqirit, Malit të Zi, dhe Kosovës marrin pjesë edhe Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Përfaqësuesja jonë ka përfunduar fazën përgatitore dhjetë ditëshe në Durrës të Shqipërisë. /Telegrafi/