Site icon Telegrafi

Përfaqësuesit komunal të Mitrovicës bëjnë homazhe dhe nderime për figurën e akademikut, Minir Dushi

Gjatë ditës së sotme ka vdekur intelektuali, profesori, akademiku Minir Dushi.

Lidhur me këtë, përfaqësuesit komunal kanë bërë homazhe, duke i’u shprehur ngushëllime të thella për familjen Dushi, shkruan Telegrafi.

Drejtori i Administratës në Komunën e Mitrovicës, Gezim Stavileci, e ka vlerësuar lartë figurën e shquar të akademikut Dushi, duke e cilësuar atë si një kontribuues të rëndësishëm në fushën e arsimit dhe atdhedashurisë.

“Ai theksoi se kontributet e Dushit do të mbeten të paharruara, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat që vijnë”, thuhet në njoftim.

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar familjen Dushi dhe për të përcjellë akademikun Minir Dushi në banesën e tij të fundit.

“I ndjeri do të varroset nesër në qytetin e tij të lindjes, në Gjakovë, ku do të pushoj përjetësisht, duke lënë pas një histori të lavdishme dhe një ndikim të pashlyeshëm në jetën e shoqërisë shqiptare”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version