Site icon Telegrafi

Përfaqësuesit kinez nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Maqedoni

Nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Këshillit Politik kinez të Kongresit të 13-të Kombëtar Çang Çingli do të bëjë nesër një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Sipas rendit të ditës të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Çingli do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Gjithashtu është paraparë një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës Popullore të Kinës, Vladanka Aviroviq. /Telegrafi/

Exit mobile version