Në kuadër të konferencës së Danubit për Ujë (Water Danube Conference) të organizuar nga data 12 dhe 13 maj 2016 në Vjenë të Austrisë, nga Asociacioni Ndërkombëtar i Pellgut të Danubit (IAWD), Qeveria Austriake, Gjermane dhe Zvicerane, po marrin pjesë përfaqësuesit e 20 shteteve të Pellgut të Danubit.
KUR ”Prishtina” o përfaqësohet në nivel të lartë nga drejtori i bordit Ilir Rexhepi dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe në nivel teknik profesional nga ushtruesi i detyrës së drejtorit teknik Sokol Xhafa.
Gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e udhëheqjes së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” përveç që kanë takuar dhe bashkëbiseduar për modalitetet e bashkëpunimit me një mori të përfaqësuesve të ujësjellësve të vendeve të ndryshme, si Bullgarisë, Italisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Hungarisë, Shqipërisë, Austrisë dhe Rumanisë, ata kanë takuar edhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, GIZ, IAWD, NALAS dhe Komisionit Evropian me të cilët kanë bashkëbiseduar për modalitetet e bashkëpunimit dhe mundësitë financuese të projekteve të reja zhvillimore që kanë të bëjnë me zvogëlimin e humbjeve të ujit, menaxhimin e aseteve, krijimin e rrjetave inteligjente për menaxhimin e ujit dhe krijimin e një zone pilot për ndërrimin e ujëmatësve nga ata mekanik në ujëmatës digjital.
Ndërsa, në nivel teknik Ujësjellësi ”Prishtina” prezantoi para të pranishmëve projektin për zvogëlimin e humbjeve të ujit në qytetin e Lipjanit, nga i cili këtë vit KUR “Prishtina” përmes procesit të konkurrencës ka përfituar financimin e pajisjeve për detektim të rrjedhjeve të ujit në vlerë prej 30 mijë eurosh.
Gjatë kësaj konference, nga të pranishmit u konkludua se Kosova në kontekst të menaxhimit të ujit ka shënuar progres të vazhdueshëm për kundrejt shumë vendeve tjera të pellgut të Danubit, gjë e cila mund të verifikohet edhe në raportet e fundit të Bankës Botërore. /Telegrafi/