Site icon Telegrafi

Përfaqësuesit e Preshevës: Bashkimi me Kosovën, e vetmja zgjidhje

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën.

Kryetari i Bujanocit dhe Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi dhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish-kryetar i Preshevës Ragmi Mustafa ishin këtë javë për vizitë në Uashington dhe diskutuan me kolegen Keida Kostreci për sfidat politike dhe praktike me të cilat përballet Lugina.

“Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit padyshim se me një përkushtim të jashtëzakonshëm pranojnë integrimin brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

“Sigurisht se do të ishte varianti më i mirë që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës, por megjithatë ne jemi lojtarë nga jashtë të cilët nuk mund të interferojmë në qëndrimin e kosovarëve sepse nuk mund t’i imponohemi Kosovës”, tha Kamberi.

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën.

Exit mobile version