Site icon Telegrafi

Përfaqësuesit e PDK-së sonte në “Debat Plus”, përballen me analistët

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini me fillim nga ora 20:35 të ftuar do të jenë përfaqësues nga Partia Demokratike e Kosovës.

Uran Ismaili, Eliza Hoxha dhe Bedri Hamza do të shpalosin programin e PDK-së, ndërsa përballë tyre do të jenë Arton Demhasaj, Teuta Gashi, Armend Muja dhe Arben Ahmeti.

“Qeveria Veseli” do të jetë tema qendrore e debatit por në emision do të preken edhe tema tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe tema tjera aktuale.

Menjëherë pas “Debat Plus”, Bekim Kabashi, Arben Ahmeti, Astrit Gashi, Vehbi Kajtazi, Imer Mushkolaj dhe Ilir Mirena do të vijnë në “Analizën Zgjedhore” për të diskutuar atë që ndodhi gjatë ditës së parë të fushatës zgjedhore.

Ndiqeni me fillim në orën 20:35.

Qëndroni me RTV Dukagjinin.

Exit mobile version