Telegrafi

Përfaqësuesit e LDK-së sonte në “Debat Plus”, përballen me analistët

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini me fillim nga ora 20:35 të ftuar do të jenë përfaqësues nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Muhamet Hamiti, Hykmete Bajrami dhe Arben Gashi do të shpalosin programin e LDK-së, ndërsa përballë tyre do të jenë Arton Demhasaj, Fidan Rama, Armend Muja dhe Vehbi Kajtazi.

“Qeveria Osmani” do të jetë tema qendrore e debatit por në emision do të preken edhe tema tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe tema tjera aktuale.

Menjëherë pas “Debat Plus”, analistët do të vijnë në “Analizën Zgjedhore” për të diskutuar atë që ndodhi gjatë ditës së tretë të fushatës zgjedhore.

Ndiqeni me fillim në orën 20:35.

Qëndroni me RTV Dukagjinin.