Liderët e koalicionit, Eman Rrahmani, Selim Pacolli dhe Ferid Agani, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në kompaninë e njohur M-Technology.
Gjatë vizitës, ata u pritën nga pronari i kompanisë, Rrustem Pacolli, i cili i informoi mbi sukseset dhe planet e ardhshme të kompanisë.
Duke vizituar ambientet e prodhimit, liderët panë nga afër proceset moderne dhe standardet e larta të cilësisë që ndjek M-Technology.
“Kompanitë si M-Technology janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim industrinë vendore për të rritur eksportin dhe inovacionin”, theksoi Eman Rrahmani.
Në përfundim të vizitës, liderët dhe punëtorët u bashkuan në një drekë të përbashkët, ku diskutuan mbi rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe fuqizimin e brendit “Made in Kosova”.
Ata riafirmuan angazhimin e tyre për të nxitur iniciativa që forcojnë ekonominë dhe krijojnë mundësi të reja punësimi. /Telegrafi/