Përfaqësuesit e Forumit për Maqedoninë Demokratike (FMD) mbrëmë kanë realizuar takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin dhe sekretaren e përgjithshëm të Ligjvënësit, Cvetanka Ivanova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përfaqësuesit e FMD, Maja Panova dhe Maja Petrushevska e shfrytëzuan mundësinë që të përfaqësojnë organizatën e emigrantëve sikur qytetare, multietnike dhe komunitetit gjithëpërfshirës të qytetarëve që jetojnë jashtë Maqedonisë.
Forumi e njohu kryetarin e Kuvendit me misionin dhe qëllimin e organizatës.
Xhaferi u tregua i gatshëm për bashkëpunim me FMD veçanërisht në përmirësimin e demokracisë në Maqedoni. /Telegrafi/