Telegrafi

Përfaqësuesit e Forumit për Maqedoninë Demokratike sot u takuan me Mickoskin

Përfaqësuesit e Forumit për Maqedoninë Demokratike (FMD) paraqitën programin dhe shpalljen e organizatës në takimin me kryetarin e partisë kryesore opozitare në Republikën e Maqedonisë, OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maja Panova dhe Maja Petrushevska theksuan se asnjë organizatë e emigrantëve nga Republika e Maqedonisë nuk mund të flasë si përfaqësues i vetëm. Në takim u tha se çdo qeveri ka nevojë për opozitë të fortë në përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri demokratike dhe të drejtë.

Forumi për Maqedoninë Demokratike deklaroi se është e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike në Maqedoni, me qëllim për të mbështetur dhe përshpejtuar proceset demokratike. /Telegrafi/