Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kanë zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim janë diskutuar disa tema të rëndësishme.
“Krijimi i produkteve strategjike bujqësore sipas zonave, subvencionimi i këtyre produkteve, ulja e qerasë vjetore nga 2000€ në 200€ për shfrytëzim të tokave, rritja urgjente e komunikimit në mes sektorit publik dhe privat, ndryshim/plotësimi i Udhëzimeve Administrative të cilat afektojnë në bujqësi, kullota, turizëm dhe në sektorin e minierave e mineraleve, krijimi i një strategjie afatmesme dhe afatgjatë për bujqësinë si dhe parapagimi për mbledhje të produkteve bujqësore, ishin disa nga çështjet e diskutuara në mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me
Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shprehu shqetësimin e saj mbi situatën e krijuar të prodhueseve vendor dhe sfidat e vazhdueshme të tyre në treg.
Ministri i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci gjatë këtij takimi të zhvilluar, premtoi se do të bëhet trajtimi më i shpejt i kërkesave që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka përcjellur tashmë.
DHTIK po ashtu kërkoj që të jetë pjesë e Grupeve Punuese në krijimin e Udhëzimeve Administrative të Ligjit për Pyje, Ligj ky i cili është jofunksional pa këto Udhëzime Administrative.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në këtë takim u përfaqësua nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, Anëtari i Bordit Idriz Zejnullahu dhe Drejtoresha e DhTIK Zana Beqiri. /Telegrafi/