Telegrafi

Përfaqësuesi i Trepçës ilegale serbe, Radovanovic: Ndalesa është më shumë sesa sport

Përfaqësuesi i Trepçës, Vladan Radovanovic nuk e fshehu zhgënjimin e tij për ndalesën që iu bë Crvena Zvezdas për të hyrë në Kosovës.

Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Mitrovicë.

Megjithatë, Policia e Kosovës e ka ndalur ekspeditën e tyre në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Jarinje, për t’i kthyer mbrapa nga kanë ardhur.

Lexo po ashtu Policia e Kosovës ndalon hyrjen e Crvena Zvezdas

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak përfaqësuesit të klubit ilegal serb, Trepça, Radovanovic, i cili e sheh si politikë këtë çfarë ndodhi.

Përfaqësuesit e klubit ilegal serb

“Ju e shihni vetë se çfarë po ndodh, kjo është më shumë sesa një sport. Spektakli ishte duke u përgatitur në Mitrovicë, por ju e keni parë se çfarë ndodhi”.

“Deri më sot, deri në orën 10 ishim optimistë se do të luanim ndeshjen. Nuk ka rëndësi se ku, ne mendojmë se ndeshja do të luhet në Stara Pazova”.

“Ne nuk kemi më frikë nga asgjë, ata na kanë ndaluar, vetëm për t’u ndaluar. Këto gjëra nuk varen nga ne që politika të ndërhyjë në sport”.

“Mendoj që çdo gjë do të thosha do të ishte e tepërt”, ka thënë Radovanovic për mediat serbe. /Telegrafi/