Telegrafi

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar viziton AKR-në

Pacolli tha se ka provuar në shumë mënyra që ta ndihmoj Kosovën, dhe këtë e ka bërë aq sa ka qenë e mundur. Sipas tij përkundër insistimit që në përudhen e pasluftës të realizoj një projekt për të rindërtuar Kosovën ka hasur në vështirësi dhe në bllokada të vazhdueshme.

Lideri i AKR-së duke ritheksuar arsyen e krijimit të këtij subjekti politik, sqaroi se e vetmja mënyrë për të realizuar projektet e tij në shërbim të Kosovës ishte kyçja në politikë dhe pozicioni qeverisës. Ai i konfirmoi Ruggieros, se AKR-ja do të pranojë të jetë në qeveri vetëm duke qenë në atë pozicion që të realizoj programin e saj pa pengesa dhe ndërhyrje destruktive.

Përfaqësuesi i FMN-së, Ruggiero, shprehu qëndrimin e tij, lidhur me AKR-në dhe programin e saj, duke qenë jashtëzakonisht i kënaqur se kjo parti ka për bazë problemet reale të qytetarëve. Ai shtoi se do të mbështesë AKR-në dhe Behgjet Pacollin në këtë rrugë të drejtë, duke qenë i gatshëm të bashkëpunojë në vazhdimësi me këtë institucion politik.

Duke folur për statusin e Kosovës, Pacolli tha se krahas pavarësisë politike, ne do të jemi të përkushtuar që të kemi edhe pavarësim ekonomik në nivelin e duhur si dhe pavarësim nga sistemi korruptiv i ndërtuar në institucionet e Kosovës.

“Ne jemi të përkushtuar që pavarësinë politike, ta shoqërojmë edhe me pavarësim ekonomik, pavarësim nga dukurit korruptive dhe krahas kësaj të ndërtojmë një shoqëri të civilizuar dhe me dinjitet”, tha Pacolli.

Lidhur më këtë çështje Ruggiero tha se, pavarësia do të sjellë shumë sfida dhe detyra të reja. “Të gjithë mendojnë se me pavarësi vjen gjithçka, por në fakt bashkë me pavarësinë vjen edhe përgjegjësia edhe llogaridhënia”, tha ai.