Site icon Telegrafi

Përfaqësuesi i “Bilfinger” takohet me Veselin për “Kosovën A”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim Volken Herzberger, përfaqësues i kompanisë gjermane “Bilfinger”, i cili prezantoi projektin e rivitalizimit të Termocentralit Kosova A, ku përfshihej edhe studimi mbi fizibilitetin, mundësitë e financimit dhe zbatimit të tij.

Kryetari Veseli theksoi se interesimi i investitorëve të huaj, posaçërisht atyre nga vendet e zhvilluara perëndimore për të sjellë kapitalin e tyre në Kosovë në projekte investive, përbën një lajm shumë pozitiv për vendin.

“Në kapacitetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të angazhohem maksimalisht që të krijojmë një ambient ligjor dhe politik të përshtatshëm për investime serioze që do të ndryshonin gjendjen ekzistuese ekonomike në vend”, tha Veseli.
“Është humbur shumë kohë deri më tani dhe momenti është që të gjithë të fokusohemi tek ekonomia”. /Telegrafi/

Exit mobile version