Site icon Telegrafi

Përfaqësuesi austriak në Eurovision do të këndojë këngën ‘I’m Alive’ të Elhaida Danit

Nathan Tren do të përfaqësojë këtë vit shtetin austriak në Eurovision me këngën “Running on Air”.

Nathan ka vendosur t’i këndojë cover katër këngë që ishin pjesë e Eurovisionit, ku në mesin e tyre është edhe kënga “I’m Alive” e Elhaida Danit, me të cilin përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2015.

Festivali evropian i muzikës do të mbahet këtë vit në kryeqytetin ukrainas të Kievit prej datës 9, 11 dhe 13 maj, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga LindaHalimi me këngën “World”.

Kujtojmë se më së shumti që ka arrit në këtë festival është Rona Nishliu me ‘Suus’, e cila u pozicionua në vendin e pestë në vitin 2012. /Telegrafi/

Exit mobile version