Site icon Telegrafi

Përfaqësueset U18 të Kosovës në basketboll shënojnë fitore në Austri

Basketbollistët e Kosovës në ditën e dytë të turneut mposhtën ekipin gjerman Vilsbiburg me rezultatin 66:42.

Kosova ndeshjen e parë, të martën mbrëma e fitoi kundër ekipit austriak Flames me rezultatin 62:36.

Ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit, përfaqësuesja e meshkujve e zhvillon të enjten me fillim në ora 14:15 e ku për kundërshtar ka skuadrën nga Letonia (LECAVA).

Ndërkohë ekipi i femrave të mërkurën e mposhtën ekipin gjerman Schwabing me rezultatin 43:16. Në hapje, përfaqësuesja e Kosovës fitoi kundër skuadrës Kassel me rezultatin 57:19.

Kjo përfaqësuese të enjten në ora 18:00 do ta zhvillojë ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të grupit E, kundër skuadrës Rhodigium nga Italia. /Telegrafi/ 

Exit mobile version