Nesër (e martë) në Munih do të hidhet shorti për Përfaqësueset e reja të Kosovës.
Shorti do të mbahet nga ora 11:00, ndërsa e pranishme do të jetë edhe Artina Hasani, menaxhere e eventeve dhe Basketbollit 3×3 në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ku po ashtu do të marrë pjesë edhe në Punëtorinë që do të organizohet për organizatorët e Kampionateve Evropiane.
Kosova gjatë verës do të paraqitet me pesë grupmosha në garat evropiane.
Te meshkujt do të garojnë Kosova U-20 në Divizionin B, Kosova U18 në Divizionin B dhe Kosova U-16 në Divizion C, që do të organizohet në Prishtinë. Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U-20 në Divizionin B dhe me U-18 në Divizionin C.
Divizioni B i meshkujve për U-20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik 2023. U-18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023.
U-16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik 2023. Ndërkohë, te femrat U-20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023. Divizioni C i femrave U-18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.