Site icon Telegrafi

Përfaqësueset e Kosovës në basketboll i kanë mësuar kundërshtarët për garat evropiane

(Foto: basketbolli.com)

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për Përfaqësueset e reja që do të garojnë gjatë verës në garat evropiane.

Kosova U-20 te meshkujt është caktuar në Grupin C së bashku me Suedinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Ndërkohë, vashat e Kosovës në këtë grupmoshë janë në Grupin C së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë.

Meshkujt e Kosovës U-18 po ashtu janë caktuar në Grupin C, ku do të përballen me Holandën, Estoninë, Ukrainën, Rumaninë dhe Irlandën.

Vashat e Kosovës për U-16 do të jenë në Grupin B, së bashku me Shqipërinë, Moldavinë dhe Armeninë.

Ndërkohë, djemtë e Kosovës U-16 janë në Grupin A, së bashku me Andorrën, Moldavinë, Maltën dhe Gjibraltarin.

(Foto: basketbolli.com)
Lexo po ashtu Përfaqësueset e reja të Kosovës në basketboll në pritje të shortit

Kosova gjatë verës do të garojë me pesë Përfaqësuese.

Te meshkujt do të garojnë Kosova U-20 në Divizionin B, Kosova U-18 në Divizionin B dhe Kosova U-16 në Divizion C, që do të organizohet në Prishtinë.

(Foto: basketbolli.com)

Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U-20 në Divizionin B dhe me U-18 në Divizionin C.

(Foto: basketbolli.com)

Divizioni B i meshkujve për U-20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik 2023. U-18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023. U-16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik 2023.

Ndërkohë, te femrat U-20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023. Divizioni C i femrave U-18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.

(Foto: basketbolli.com)
Exit mobile version