Manchester Unitedi është duke përparuar në procesin e angazhimit të trajnerit të ri, me Mauricio Pochettinon që thuhet të jetë kontaktuar për këtë post.
Figura të njohura të Djajve të Kuq kanë biseduar me trajnerin e Paris Saint-Germainit për ta zëvendësuar Ralf Rangnickun në Old Trafford – shkruan Daily Star.
Kontakti ka ardhur pasi klubi anglez në javën e kaluar e kishte intervistuar trajnerin e Ajaxit, Erik ten Hag, për ta angazhuar në krye të skuadrës nga sezoni i ardhshëm.
Shefi ekzekutiv i Unitedit, Richard Arnold, dëshiron t’i ketë opsionet e hapura, në mënyrë që ta gjejë njeriun e duhur për ekipin. Ndërsa ish-trajneri i Tottenham Hotspur tash e një kohë është përmendur favorit për postin.
Pochettino rrezikon shkarkimin nga PSG pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, ashtu që Unitedi dëshiron të ndërhyjë për angazhimin e argjentinasit në verë. /Telegrafi/