Jeff Bill, udhëheqës i njësisë për çështje politike dhe raportim në OSBE, dhe Simone Guerrini, këshilltar për çështje politike, kanë vizituar selinë e Lëvizjes BESA, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata u pritën nga kryetari Bilall Kasami dhe Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Gashi, ndërkaq në takim, kryesisht është folur për caktimin e datës së zgjedhjeve, e se sa janë plotësuar kushtet e nevojshme.
Sipas njoftimit të kësaj lëvizje, BESA u ka bërë me dije përfaqësuesve të OSBE-së se nuk kanë aspak besim dhe siguri në institucionet e regjimit VMRO – BDI, andaj kanë kërkuar nga to që të jenë garant të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, se ndryshe ky proces do të ishte shumë i mangët./Telegrafi/