Site icon Telegrafi

Përfaqësues të OHT-së vizitojnë shoqatën “Enologjia”, diskutojnë për gjendjen e bizneseve në kohë pandemie

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”, Ruzhdi Haxhija, të shtunën ka pritur në takim përfaqësuesit e Odes Hoteliere dhe Turistike e Kosovës.

Në këtë takim ishin të pranishëm, kryetari i Odës Hoteliere, Hysen Sogojeva, Sekretari, Xhevdet Hyseni dhe Drejtori Ekzekutiv, Visar Demolli.

Në një komunikate për media thuhet se në takim kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë, në theks të veçantë rritjen e bashkëpunimit dhe avancimit të bizneseve në kohë pandemie.

“Njëherit të dyja së bashku përkrahim ministrin e MTI-së, Vesel Krasniqin që ta kemi një kriter në prokurim të përkrahen produktet vendore”, thuhet në komunikatë.

 

Exit mobile version