Site icon Telegrafi

Përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë në konferencë në Tiranë

Perspektivat e institucioneve për arritjen e involvimit global të Ballkanit Perëndimor, gjendjet në tregun e kapitalit në këtë rajon dhe mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar, do të jenë tema të konferencës “E ardhmja e Ballkanit – drejt involvimit global”, që do të mbahet sot në Tiranë.

Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë si dhe prej odave të tjera të shteteve të Ballkanit Perëndimor, drejtorët e bursave të rajonit, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve janë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe zëvendëskryeministrja shqiptare, Senida Mesi, kumtoi Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Në panelin e fundit, i cili do t’i kushtohet çështjeve të aktiviteteve të Forumit investues të Odave, zhvillimit të ambientit afarist dhe involvimit aktiv të biznes bashkësisë në Procesin e Berlinit, me qëllim të rritjes së prosperitetit në rajonin përmes rritjes së qëndrueshme, do të marrë pjesë edhe Tatjana Shterjova, koordinatore kombëtare e Forumit investues të Odës në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë./AIM/

Exit mobile version