Site icon Telegrafi

Përfaqësues të Luginës së Preshevës për herë të parë në OKB, Bislimi: Çështja e të drejtave të shqiptarëve do të adresohet në të gjitha mekanizmat

Drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi të premten ka bërë të ditur se përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës kanë qenë për herë të parë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në New York.

Bislimi me një status në rrjetin social në Facebook ka shkruar se çështja e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së.

Tutje ai tha se kjo vizitë e tyre është një goditje e radhës për propagandën e Beogradit pas ‘brifingut’ dhe takimeve të nivelit më të lartë që kishin në Senatin e Kongresin e SHBA-ve në Washington.

Lexo po ashtu I shkroi në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, presidenti Biden ia kthen letrën Faton Bislimit: Gjithçka është e mundur kur bashkohemi si një komb

“Ky takim u realizua si rezultat i letrës sime dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-se, Guterres, për Luginën, më 24 tetor 2022, në 77 vjetorin e OKB-së, dhe përkrahjes së Misionit Permanent të Shqipërisë pranë OKB-së në New York”, ka shkruar ndër të tjera Bislimi. /Telegrafi/

Exit mobile version