Site icon Telegrafi

Përfaqësues të KMDLNj-s dhe Avokati i Popullit diskutojnë për të drejtat e njeriut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në kuadër të bashkëpunimit me Avokatin e Popullit, u takua me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

KMDLNj i prezantoi avokatit punën që bënë rreth monitorimit të drejtave të njeriut në përgjithësi si dhe për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit, qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese  dhe në vendet e tjera ku mbahen personat e privuar nga liria që  nënkupton respektimin e kornizës ligjore vendore si dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për personat e privuar nga liria.

“Gjithashtu, në këtë takim me Avokatin u bisedua edhe për mekanizmin kombëtar për parandalimin e torturës, për punën e panelit për lirim me kusht si për institucionin e faljes së Presidentit, për të cilën  KMDLNj në vazhdimësi ka bërë thirrje që Presidenti/ja ta shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese dhe diskrecionale të falë ata që e meritojnë përkatësisht që numri i të falurve të jetë më i madh që do të ndikonte në pranimin më të lehtë të programit të risocializimit. KMDLNj edhe një herë  bënë thirrje publike për miratimin e Ligjit për Falje dhe se para festave të fundvitit shpreson që Presidenti të bëjë faljen e një numri të personave të privuar nga liria, të cilët i plotësojnë kriteret . Përfaqësues të KMDLNj – së vizituan edhe ambientet e brendshme të Institucionit të Avokatit të Popullit, me rastin e zhvendosjes në objektin e ri, për të cilën ka lobuar mjaft në mënyrë që Avokati i Popullit, si institucion shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të ketë kushte për punë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version