Një delegacion i FIFA-së këtyre ditëve është duke qëndruar në Kosovë. Zyrtarët e FIFA-së, të cilët për disa ditë do të qëndrojnë në vendin tonë, do të kenë takime më shumë faktorë dhe partnerë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për të bashkëbiseduar për rrjedhat dhe zhvillimet në futbollit të Kosovës.
Në këtë drejtim, zyrtarët e FIFA-së sot (e mërkurë) kanë takuar mediat si faktorë shumë i rëndësishëm në zhvillimin e futbollit, transmeton KosovaPress.
Të pranishëm në këtë takim ishin Eva Pasquierm përfaqësuese zyrës për zhvillim nga FIFA, Kenny MacLeod themelues i kompanisë për marketingun e sporteve (We are sport), si dhe Hanstruedi Hasley, ish lojtar i Zvicrës.
Zyrtarët e shtëpisë më të madhe në futbollin evropian, në takim me gazetat sportive të vendit tonë, ishin të interesuar të dinë më shumë rreth zhvillimit të futbollit si sport në Kosovë, si dhe sa po punohet në vendin tonë rreth kësaj çështje.
Në këtë takim para mediave, foli eksperti për çështje të medieve, Kenny MacLeod, e ku ishin të pranishëm edhe Eva Pasquier, Hansurued Hasler dhe Theirry Sprunger.
Fillimisht fjalën e mori Eva Pasquier, e cila tregoi qëllimin e vizitës së këtij delegacioni, për të kuptuar më mirë për rrjedhat në futbollin e Kosovës.
Ai bërë të ditur se delegacioni i FIFA-së paradite kishte pasur një takim me përfaqësuese të rajoneve dhe klubeve, që sipas tij, ishte një takim shumë i frytshëm.
Ai tha se roli i mediave është i madhe në informimin e drejtë dhe me kohë për zhvillmë në futboll. Ndërkaq, Kenny MacLeod, një tjetër zyrtar i FIFA-së tha se qëllimi i këtij takimi dhe diskutimi është që të shohim vërejtjet e juaja në mënyrë që bashkë me FFK-në të hartojmë strategjinë e zhvillimit në fushën e mediave.
Ai u interesuar për kushtet, për mënyrën se si informoheni, për problemet, vështirësitë dhe gjetjen e mënyrës për tejkalimin e tyre.