Telegrafi

Përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare vizitojnë rajonin planor verilindor të Maqedonisë

Ambasadë në Maqedoni dhe bashkëshortet e tyre e kanë vizituar sot karakteristikat historike dhe kulturore të komunave të rajonit planor verilindor të Maqedonisë.

Sipas AIM-së, në vizitë në këto rajone ishin Maja Zhbogar, bashkëshorte e ambasadorit Samuel Zhbogar, Luisa Winton, shefe e UNDP-së në Maqedoni, si edhe Sybille Suter Tejada, ambasadore e Zvicrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vizita është realizuar me qëllim të promovimit të programit të ”Macedonia Welcome Center” te përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Mysafiret e bashkësisë ndërkombëtare janë pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski./Telegrafi/