Site icon Telegrafi

Perez shumë nervoz me Zidanen pas humbjes me Betisin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka qenë shumë nervoz me Zinedine Zidanen në mbrëmjen e së mërkurës. 

Humbja nga Real Betisi e ka lënë Madridin shtatë pikë larg vendit të parë që është tashmë i Barcelonës me pikë të plota.

Është starti më i dobët në 20 vitet e fundit për klubin mbretëror.

Diario Gol shkruan se Perez pas ndeshjes ka qenë i fokusuar në gabimet e Zidanes.

Presidenti është nervoz me kërkesën e trajnerit që në verë të shes lojtarë si Mariano Diaz, Alvaro Morata dhe James Rodriguez, kur klubi tani po vuan.

Zidane insiston se nuk i duhen skuadrës përforcime dhe dëmtimet e lëndimet janë duke i kushtuar Realit.

Perez fajtor e lë Zidanen për fillimin e dobët të sezonit, ndërsa këtë ua ka thënë edhe miqve të tij që ishin të pranishëm në stadium.

Barcelona ka 15 pikë, ndërsa Real Madrid ka tetë pikë pas pesë ndeshjeve të para. /Telegrafi/  

Exit mobile version