Telegrafi

Perez: Shkojmë në Milan të fitojmë

Reali u trondit nga Milani në Madrid dy javë më parë dhe e di se nuk mund të rrezikojë të humbë edhe tre pikë të tjera kundër rivalit italian.

“Për Real Madridit dhe për të gjithë ne është kënaqësi të jemi në një qytet kaq të bukur sa Milani dhe të luajmë kundër një ekipi të fuqishëm. Por edhe pse jemi miq, ne do t’i mposhtim ata”, ka thënë Perez.

“Ëndrra ime është të luaj në finale të Ligës së Kampionëve me Milanin, që është ekipi im i dytë favorit në Evropë. Milani dhe Reali janë dy ekipe të mëdha dhe dy miq të mëdhenj”, ka shtuar spanjolli./Telegrafi/