Carlo Ancelotti beson se Real Madridi ‘ka nevojë për të paktën një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të djathtë’, sipas Mario Cortegana nga The Athletic.
Italiani thekson potencialin që bardhezinjtë të luajnë gjithsej 81 ndeshje këtë sezon.
Ai beson se do të jetë e vështirë të mbështetet vetëm te Lucas Vazquez për pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Real Madrid pajtohet se duhet të forcojë dy pozitat në afatin e ardhshëm të transferimeve.
Megjithatë, pozicioni i tyre aktual është të mos bëjnë asnjë nënshkrim në janar pasi ata besojnë se do të duhet shumë kohë që një lojtar i ri të përshtatet dhe të ketë një ndikim të menjëhershëm pozitiv.
Për pozicionin e qendërmbrojtësit, Real Madridi ka tri objektiva të mëdha – Castello Lukeba të RB Leipzig, Vitor Reis të Palmeiras dhe Aymeric Laporte të Al Nassr.
Për pozicionin e mbrojtësit të djathtë, bardhezinjtë janë të vendosur të nënshkruajnë me Trent Alexander-Arnold verën e ardhshme. /Telegrafi/