Telegrafi

Perez rikthen Raulin në Real Madrid

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur ta rikthej Raul Gonzalez në ‘Santiago Bernabeu.

Natyrisht që këtë herë nuk bëhet fjalë për një rikthim në fushën e lojës, por sulmuesi spanjoll do t’i bashkohet kryesisë së skuadrës së Real Madridit, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Raul është futbollisti që ka luajtur më së shumti ndeshje me fanellën e Real Madridit (741) dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e skuadrës pas Cristiano Ronaldos.

Spanjolli ka fituar gjashtë tituj të kampionit spanjoll, tre herë Ligën e Kampionëve dhe disa kupa të tjera. /Telegrafi/