Telegrafi

Perez i rezervuar për shitjen e Iscos

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez do të mbajë ende jashtë listës së transferimeve mesfushorin e shumëpërfolur spanjoll, Isco.

Pavarësisht nga përplasja e tij me tifozët këtë javë e ardhmja e Iscos ende është e pazgjidhur.

Fillimisht u përfol për një largim të spanjollit nga Santiago Bernabeu, ndërsa tani përfolët diçka tjetër.

Lexo po ashtu Moment jo i mirë për Iscon te Real Madridi, fishkëllehet nga tifozët për gjestet e tij

Sipas gazetës spanjolle AS, Florentino Perez nuk është gati të vendosë mesfushorin në shitje.

Isco Alarcon (Getty Images)

Presidenti do të presë për të parë nëse Isco bën një kërkim-falje publike për veprimet e tij para se të bëjë një telefonatë përfundimtare.

Sipas faqes Vamos de Movistar +, Isco pas ndeshjes kundër CSKA Moskës u drejtua me sharje drejt tifozëve në tribuna.

Lexo po ashtu Bayern Munich i bashkohet garës për Iscon

“Çfarë ka? Çfarë doni? Bijtë e bushtrave”, mendohet t’ju ketë thënë Isco tifozëve.

Manchester City, Juventusi dhe Bayern Munich po shikojnë zhvillimet nga afër dhe pritet të tentojnë transferimin e tij. /Telegrafi/