Telegrafi

Perez: Reali nuk ka harxhuar për Barcelonën

“Kurrë nuk ka qenë objektiv ta ulim Barcelonën. Ne duam të rikthejnë vendin tonë të duhur në lojë dhe të bëhemi klubi më i mirë në histori”, ka thënë Perez.

“Barcelona pati një sezon të shkëlqyeshëm dhe i urojmë ata. Ata na kanë dhënë motivim dhe tash është koha për ne të punojmë fuqishëm me përulje dhe ta fitojmë ligën si edhe Ligën e Kampionëve. Ne duam që edhe Barcelona t’ia dalë mirë, por ne të jemi më të mirët”, ka shtuar spanjolli.