Telegrafi

Perez: Reali duhet të fitojë zemrat e futbolldashësve

Derisa ishte trajner Fabio Capello, Reali arriti ta fitojë titullin e La Ligas, mirëpo tifozët e klubit nuk ishin të kënaqur për lojën që shfaqte skuadra.

Ndërsa tani, me emra të tillë, si Ricardo Kaka, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema etj., Mbretërit doemos duhet ta shfaqin anën e bukur të futbollit.

“Real Madridi nuk duhet vetëm të fitojë, por duhet të ofrojë argëtim, të fascinojë dhe të fitojë zemrat e dashamirësve të futbollit”, tha Perez për “AS”.