Telegrafi

Perez i propozon Gallianit një rol drejtuesi te Real Madridi

EMPOLI, ITALY - SEPTEMBER 23: General Magager of AC Milan Adriano Galliani is seen before the Serie A match between Empoli FC and AC Milan at Stadio Carlo Castellani on September 23, 2014 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Mediat spanjolle dhe ato italiane raportojnë se ish-drejtori i Milanit, Adriano Galliani mund të kthehet në botën e futbollit duke u bashkuar me Bordin e Drejtorëve në Real Madrid.

Galliani ishte përgjegjës për drejtimin e përditshëm të Rossonerëve për më shumë se 30 vjet.

Por, puna e tij me Milanin përfundoi këtë vit kur Presidenti Silvio Berluskoni ia shiti klubin investitorit kinez Yonghong Li në muajin prill.

Lexo po ashtu Real Madridi kërkon Gallianin

Megjithatë, ish-drejtori simpatik i Milanit mund t’i kthehet shpejt botës së futbollit apo më saktë te gjiganti i madh spanjoll, Real Madridit.

Galliani dhe Perez njihen për miqësinë e tyre të vjetër..

Sipas gazetës Mundo Deportivo dhe La Stampa, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka propozuar një rol të ri në Bordin e Drejtorëve për 73-vjeçarin Galliani 73-vjeçar.

Galliani ishte gjithashtu i lidhur me një pozicion si shef i Serie A ose federatës italiane të futbollit [FIGC].

Lexo po ashtu Galliani: Unë po e ndihmoj Real Madridin për Donnarumman, kjo është çmenduri

Italiani aktualisht është i përfshirë në kompaninë televizive të Berlusconit, Mediaset Premium.

Perez është shok i mirë me Gallianin, pasi kanë negociuar shumë marrëveshje transferimi gjatë viteve kur kanë qenë pjesë e futbollit. /Telegrafi/