Mediat spanjolle dhe ato italiane raportojnë se ish-drejtori i Milanit, Adriano Galliani mund të kthehet në botën e futbollit duke u bashkuar me Bordin e Drejtorëve në Real Madrid.
Galliani ishte përgjegjës për drejtimin e përditshëm të Rossonerëve për më shumë se 30 vjet.
Por, puna e tij me Milanin përfundoi këtë vit kur Presidenti Silvio Berluskoni ia shiti klubin investitorit kinez Yonghong Li në muajin prill.
Megjithatë, ish-drejtori simpatik i Milanit mund t’i kthehet shpejt botës së futbollit apo më saktë te gjiganti i madh spanjoll, Real Madridit.
Sipas gazetës Mundo Deportivo dhe La Stampa, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka propozuar një rol të ri në Bordin e Drejtorëve për 73-vjeçarin Galliani 73-vjeçar.
Galliani ishte gjithashtu i lidhur me një pozicion si shef i Serie A ose federatës italiane të futbollit [FIGC].
Italiani aktualisht është i përfshirë në kompaninë televizive të Berlusconit, Mediaset Premium.
Perez është shok i mirë me Gallianin, pasi kanë negociuar shumë marrëveshje transferimi gjatë viteve kur kanë qenë pjesë e futbollit. /Telegrafi/