“Cristiano Ronaldo më ka pyetur më shumë se një herë për jetën në Kinë. E përse të mos shkojë në Kinë një ditë?”.
Ka mjaftuar kjo deklaratë e ish-trajnerit të Brazilit dhe Portugalisë, Felipe Scolari për të bërë që mediat të spekulojnë rreth të ardhmes së futbollistit.
Por, sot ka reaguar edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perezit i cili e ka marrë me qetësi të plotë këtë koment të trajnerit.
Ai me këtë rast ka deklaruar se është normal që një mik të pyetet se si është jeta në Kinë, si po kalon në atë ven?.
“Nëse keni një mik që jeton në Hong Kong dhe e pyesni se si është jeta atje, është një gjë normale”, tha Perez për mediat spanjolle.
Kujtojmë se kohët e fundit është raportuar për një largim të mundshëm të 33-vjeçarit, por të cilat kanë mbetur në suaza të spekulimeve.
Ndryshe, Ronaldos pritet t’i vazhdohet kontrata dhe t’i përmirësohet rroga javore, e cila do ta bën atë lojtarin me pagë më të lartë në botë. /Telegrafi/