Site icon Telegrafi

Perez: Njerëzit duan ta lëndojnë Ronaldon, por ai do të qëndrojë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se do të flas me Cristiano Ronaldon pas Kupës së Konfederatave.

Perez beson se Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid.

“E di se Cristiano është i nervozuar, por mendoj se do të qëndrojë. Nuk ka folur me të”.

“Gjëja e vetme që duhet të bëjmë është të presim dhe të bisedojmë pas Kupës së Konfederatave”.

“Kam folur me Mendesin rreth Cristianos. Nuk ka nevojë që të brengosemi më shumë se që duhet”.

Perez gjithashtu ka mbështetur sërish portugezin pas akuzave për evazion fiskal.

“Ai është njeri me integritet dhe do t’i përmbush detyrat e tij. Ka shumë njerëz që kanë dashur ta lëndojnë me taksa dhe tema tjera dhe ai e ndjen atë”, ka thënë Perez. /Telegrafi/

Exit mobile version